SHKODËR

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka vizituar këtë të martë qytetin e Shkodrës, ku është takuar me kryesuesit e listave të kandidatëve, të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste.

Fillimisht, Kim ka zhvilluar një takim me Helidon Bushatin, në zyrat e PD në Shkodër.

Pas përfundimit të këtij takimi, ajo është zhvendosur për në selinë e PS, ku është pritur nga kryesuesja e listës së qarkut Shkodër, Edona Bilali. Në këto takime, kryefjala ka qenë zgjedhjet e 25 prillit.

Kujtojmë se para disa javësh, Kim zhvilloi një takim me drejtuesit e qarqeve të PD dhe PS në Elbasan, ku u diskutua pikërisht për zgjedhjet parlamentare të prillit.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb