Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka qenë e pranishme gjatë orëve të para pas mesnatës në Aeroportin e Rinasit, ku mbërriti grupi i parë me 121 afganë.

Ambasadorja Kim thekson se populli shqiptar edhe njëherë u ofron mikpritje dhe mbrojtje atyre në nevojë të madhe, e shton se SHBA-të janë krenare që kanë Shqipërinë mik dhe aleat.

Postimi i Ambasadores Yuri Kim:

@xhacka_olta
& Unë mirëpritëm grupin e parë të afganëve që kërkonin strehim të përkohshëm në Shqipëri. Siç kanë bërë gjithmonë, populli i Shqipërisë edhe një herë u ofron mikpritje dhe mbrojtje atyre në nevojë më të madhe. Ne jemi krenarë t’ju quajmë një mik dhe aleat. Faleminderit.

Kujtojmë se Shqipëria do të mirëpresë rreth 4 mijë afganë. Sipas kryeministrit Edi Rama qëndrimi i tyre në vendin tonë do të jetë i përkohshëm, pasi ato do të zhvendosen përfundimisht në SHBA.

89521180 2c54 4b76 A565 E0e8523d08b7(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb