Ambasadori i OSBE në SHqipëri, Vincenzo Del Monaco ka zhvilluar një bisedë me kandidaten e PD për deptuete, Grida Dumën.

Kjo bisedë vjen fill disa ditë pasi Duma u sulmua nga kryeministri Edi Rama me foto-montazh.

Ambasadori Del Monaco mbështet listat zgjedhore të balancuara gjinore, teksa thotë se duhet bërë më shumë për gratë në shoqëri dhe politikë dhe sfidat me të cilat ato përballen.

STATUSI NGA OSBE
Ambasadori Del Monaco, Shefi i Prezencës së OSBE-së në #Shqipëri
u takua sot me znj. Grida Duma, ish-anëtare e Kuvendit të Shqipërisë dhe një kandidate në zgjedhjet e ardhshme.
Ndër të tjera, ata diskutuan rëndësinë e një procesi elektoral gjithëpërfshirës gjinor, rolin e rëndësishëm të luajtur nga gratë në shoqëri dhe politikat në shoqërinë bashkëkohore, si dhe sfidat me të cilat përballen gratë shqiptare në jetën politike të vendit.
Duhet bërë më shumë. Prezenca e OSBE përsërit mbështetjen e saj për listat zgjedhore të balancuara gjinore.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb