“Balkanweb” ka siguruar ndryshimet e propozuara nga Partia Partisë Socialiste në ligjin për teatrin. Në relacionin e paraqitur thuhet se ligji ka për objekt përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negociimin dhe lidhjen e kontratës me objekt realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Projekti ligji autorizon kryetarin e Bashkisë, si për të përfaqësuar pronarin-shtet me të drejta të plota për të nënshkruar kontratën me palën private. Në ligj hapet gara për çdo “Palë private”.

Me këtë term nënkuptohet çdo subjekt privat që paraqet një propozim për zhvillimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Amendimet u miratuan në komision vetëm nga maxhoranca, ndërsa opozita braktisi mbledhjen pas debateve të shumta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb