Shkolla “American British Steam Academy” hapi dyert për nxënësit e saj, për vitin e ri akademik 2023-2024, ku risi do të jetë metodologjia STEM, që e diferencon nga shkollat e tjera.

Metodologjia STEM aplikohet në universitete të njohura në Amerikë, Britani dhe shtetet të tjera dhe vjen për herë të parë në Shqipëri përmes shkollën American British Steam Academy, përmes përzgjedhjes së stafit pedagogjik dhe trajnimit të vazhdueshëm të saj

American British STEM Academy ka mbështetjen e New York College Education Group dhe përmes partneritetit të këtij të fundit me universitete të njohura në Evropë dhe në SHBA sjell një iniciativë të re në fushën e arsimit në Shqipëri.

“Po vijmë sërish në Shqipëri duke hapur një shkollë, e cila më sjell në mëndje kujtime me të ndjerin Gramoz Pashko që nisëm fillimisht bashkëpunimin me universitetin e New Yorkut në Tiranë. Investimi në një kolegj universitar, përmes suportit të universitetit të Bolton në Britaninë e Madhe, e duke aplikuar metodologjinë STEM. Jam i bindur se cilësia është një nga karakteristikat që ne kemi dhe do të ofrojmë”, u shpreh Ilia Fucis.

Dr.Anthony Keating këshilltar për STEM pranë zyrës së zv.kancelarit të universitetit të Bolton në Britaninë e Madhe tregon avantazhet e aplikimit të metodologjisë STEM në shkollën American British Steam Academy.

“STEM qendron në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematike dhe kjo ndihmon ne zgjidhjen e problemeve që lindin dhe mendimit kritik. Me STEM janë njohur njerëz si Albert Anjshtajn, Elon Musk dhe ndoshta mund të kemi një Elon Musk në të ardhmen që dalin nga kolegji jonë. Ne jemi këtu për të ndihmuar dhe mbështetur në ndërtimin e një kampusi universitar. Mbështetja jonë do jepet përmes programeve, pedagogëve dhe nëpërmjet Zotit Ilia Fucis, i cili është biznesmen i zoti në fushën e tij”, tha ai.

I ftuar nderi në ceremoni ishte kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili përgëzoi hapjen e American British Steam Academy me standarde te larta arsimore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb