Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama paraqitet në Kuvend vetëm për të bllokuar drejtësitë të vërë në pranga ish zëvendës kryeministren Belinda Balluku, por refuzon që të jetë pranishëm në seanca plenare për debat apo interpelanca të thirrura nga opozita.
Bardhi ka sjellë në Kuvend një video ku kryeministri Rama flet për çmimin e naftës dhe ndikimin që kjo ka në rritjen e çmimeve të tjera duke nisur nga buka.
“Sot kryeministri Rama nuk është këtu, nuk vjen në Kuvend kur kërkohet në interpelanca e as për debat, sepse shqetësimi i shqiptarëve, çmimet e larta që ndikohen nga rritja e çmimit të karburanteve nuk janë shqetësimi i tij.
Erdhi në Kuvend vetëm të bllokojë drejtësinë të arrestojë Ballukun. Edhe pse ai refuzon të vijë këtu, do ta sjell un unë Kuvend. Le të dëgjojnë shqiptarët çfarë thotë ai për naftën dhe çmimet. (Playon videon e kryeministrit Rama).
Rama është bërë ortak i krizës, qytetarët paguajnë më shumë dhe shteti fiton më shumë. Rama nuk heq dorë duke u sjellë si aksioner i çdo litri nafte”, tha ai.
