Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, me anë të një postimi në Facebook u shpreh se ligji për Amnisitinë Fiskale nuk është një iniciativë që i shërben Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Tabaku shkroi se kjo është një “formë legalizimi parave të pista që minon biznesin e ndershëm dhe zhbën barazinë përpara ligjit”.

Postimi i plotë: 

Amnistia Fiskale nuk është një iniciativë që i shërben Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Një formë legalizimi parave të pista që minon biznesin e ndershëm dhe zhbën barazinë përpara ligjit.

Një iniciativë që përbuz ndershmërinë e qytetarëve duke i dhënë krah një numri të vogël individësh që përmes amnistisë të fitojnë të drejtën për të qenë të ndershëm vetëm sepse pastrojnë paratë!

Shqipëria sot boshatiset sepse qytetarët e dinë që qeveria promovon jo konkurencën por oligarkinë.
Largohen sepse qeveria nuk përkrah legjitimen por të paligjshmen. Ikin sepse këtu xhambazi mbrohet dhe i ndershmi ndëshkohet.

Për turpin e shumëkujt janë pikërisht shqiptarët që përdoren si argument populist për të minuar demokracine.

Ne duhet ta mbrojmë vendin tonë dhe shoqërinë tonë nga nisma të tilla të pandershme që s’kanë synim shqiptarët por pastrimin e parave të pista!

Kjo nismë nuk kalon dot me votat e mazhorancës. Së pari, një thirrje për kolegët deputetë: sidomos atyre në Komisionin e Integrimit që e kanë të qartë reperkusionet dhe kundërshtinë e BE.

Së dyti, thirrje deputetëve të opozitës që të jenë të qartë e të vendosur në aktet e tyre. Ka ardhur koha që të mos fshihen dhe të kundërshtojnë ligjin e amnistisë fiskale. Vota në favor të atij ligji është vota për Shqipërinë larg BE dhe për një vend edhe më të pandershëm ndaj shtresës së mesme.

Koha ka ardhur që të rreshtohen në krahun tonë në krah me shqiptarët përballë një qeverisje të pandershme.

Koha t’i japin vlerë karriges së deputetit dhe parlamentit.

Koha të zgjedhin Shqipërinë përpara partisë apo kultit të liderit!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb