Man.United po kalon një moment fantastik me Carrick në stol, por hija e Ruben Amorim vijon t’i përndjek. Së fundmi, sipas një raporti të paraqitur në Bursën e New York, “djajtë e kuq” kanë depozituar 18,17 milionë euro kompensim, shifër kjo e cila do të shpërbejë për të paguar detyrimet ndaj teknikut portugez.

Kjo shifër e bërë publike është shumë herë më e lartë se sa u raportua fillimisht nga mediat, të cilat aluduan se Man.United i detyrohet Amorim afro 11 milionë euro për shkarkimin përpara kohe.

Kjo faturë shumë e “kripur” pritet të ketë një ndikim të madh edhe në të ardhmen, duke detyruar drejtuesit e klubit të jenë të kujdesshëm në zgjedhjen e trajnerit të ri.

Deri në përfundimin e kontratës se Amorim, gjithnjë nëse ky i fundit vendos të qëndrojë pushim, United është i detyruar të paguajë dy trajnerë njëkohësisht. Në këto kushte, zgjedhja më natyrale mbetet Carrick, një trajner me kosto të ulet financiare, por deri më tani ka bërë shumë mirë pasi po arrin të mbajë “djajtë e kuq” në zonën Champions, objektivi i vetëm i mbetur në lojë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb