E projektuar si vitrina e futbollit shqiptare, derbi i kryeqytetit jo gjithmonë është i tillë. Incidente në fushë, incidente në tribuna dhe mbi të gjitha kontakt fizik ndërmjet drejtuesve të dy klubet, është një tablo që nuk të lë aspak një shije të mirë.

Ashtu si pritej derbi nisi me një tension të madh, një sfidë të cilën asnjë nga dy kubet nuk dëshironte ta humbiste, Partizani luftonte për titullin kampion ndërsa Tirana për ti prish këtë ëndërr. Futbolli në fushë respektojë pritshmërinë, gola spektakolar, grinte në kufijtë e lejueshëm dhe një rezultat që u vendos vetëm në sekondat shtesë.

Ajo që nuk pritej ishte përtej futbollit. Fillimisht gjithçka nisi pas një flakadani të hedhur në fushë nga tifozët e Partizanit, drejtori i stadiumit “Selman Stërmasi” reagojë duke iu kthyer tifozëve, një situatë që solli ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta. Fundi i takimit shfaqi një tjetër anë të derbit, një sherr, që zhvlerësoje gjithçka të bukur të ndodhur në fushë. Tifozë që futen dhe konfrontohet në fushë, apo funksionarë klubesh që përfshihen në zënka.

Bilanci ishte aspak sportiv, drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Dritan Dervishi përfundojë në spital me hematoma në njërin sy ndërsa 9 tifozë të Tiranës së bashku me drejtorin teknik të klubit, Devi Muka përfunduan në komisariat.
(er.shk/BalknaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb