Analisti Genc Burimi i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 foli për zgjedhjet në Malin e Zi.

I reshtuar në kampin e atyre që kundërshtonin atë që quhet “ndërhyrja” e kryeministrit Rama në zgjedhjet e Malit të Zi duke u pozicionuar në krah të partisë së Milo Gjukanoviç.

“Do flas si person neutral. Franca e ka pasur këtë problem në ‘91, në Algjeri ku zgjedhjet i fitoi Fisi. Franca bëri të pamundurën që të kundërshtonte zgjedhjet dhe të vihej një parti perëndimore. Rezultati në Algjeri ishte 10 vite luftë civile. Kur ndërhyri Rama thashë që bëri gabim sepse krijohet një precedent, atë që bën ti sot në Mal të Zi do ta bëjë një Micotaqis apo një Vuçiç. Lëre popullin malazez të bëjë ç’të dojë. Më vjen mirë që në Mal të Zi demokracia foli. Nëse njerëzit zhgënjehen ekonomikisht populli kërkon shpresë, voton dikë tjetër.

Popullit nuk mund t’i mohosh të zgjedhurin e tij. Mos bëni budallallëqe me demokracinë. Demokracia ka vetëm një parim, të ketë zgjedhje të lira, të mos vidhen dhe le të fitojë ai që populli do.

Amerikanët ndoshta duan që Rama të marrë një mandat të tretë por nuk mund të ndërhyjnë, është populli ai që vendos. Gjukanoviç i kërkuar nga Interpoli, super i korruptuar e mbajti peng për 30 vite Malin e Zi. Rama duhet të bëjë një mea culpa. Në Mal të Zi demokracia foli, atje nuk u vodhën zgjedhjet. Unë dua që demokracia të flasë edhe në Shqipëri në 2021”,- tha Burimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb