Analisti Mustafa Nano ka komentuar protestën e djeshme të PD, e teta radhazi e thirrur nga Sali Berisha.
Edhe pse pjesëmarrja ishte e ulët per një forcë opozitare, sipas Mustafa Nanos aty kishte dy mijë vetë.
“Militantët braktisin Berishën”, po thuhet. Evi Kokalari i kishte numëruar (me atë me xham) dhe i dilnin “më pak se 100”!!! Në fakt ishin pa frikë dy mijë vetë.
Dhe dy mijë shqiptarë që mblidhen me urdhër (e për hall) të Berishës nuk janë pak.
Mua më duken shumë”, shkruan Mustafa Nano.
