TIRANË

Analisti Vehap Kola mendon se moskryerja e testeve ose tamponëve është një strategji për të fshehur shkallën e vërtetë të përhapjes së koronavirusit. Ai publikon në “Facebook” disa të dhëna bazuar dhe në praktikat e mëparshme në Korenë e Jugut.

POSTIMI I TIJ

? Çfarë tregojnë testimet masive në Korenë e Jugut?

? 30% e rasteve të infektuara me #covid19 i përkasin grupmoshës 20-29 vjeç, megjithëse kjo grupmoshë përbën vetëm 13% të popullsisë së Koresë.

? Në Shqipëri kjo grupmoshë zë mbi 17% të popullsisë rezidente. Pesha e kësaj grupmoshe në numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vendin tonë duhet të jetë shumë më e madhe krahasuar me Korenë.

? Moskryerja e testeve masive është thjesht një strategji për të fshehur shkallën e vërtetë të përhapjes së sëmundjes.

? Çdo masë për të penguar përhapjen e virusit duke mos identifikuar situatën reale është demagogji dhe vetë sa e rëndon gjendjen duke i shtuar vështirësi ekonomike e sociale.

Kola Fb
Kola Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb