Ka nisur në News24 emisioni i ri “Prime News24”, me gazetaren dhe moderatoren Nisida Tufa, një hapësirë e re televizive që do të shoqërojë shikuesit çdo të hënë dhe të enjte me analiza, komente dhe diskutime mbi zhvillimet më të rëndësishme të ditës.
Në fokus të emisionit do të jenë zhvillimet politike në vend, situata aktuale, protesta dhe ngjarjet që kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik. Përmes analizave dhe diskutimeve me të ftuar, “Prime News24” synon të sjellë një këndvështrim më të zgjeruar mbi zhvillimet kryesore të aktualitetit.
Emisioni do të trajtojë gjithashtu zhvillimet sociale, ekonomike dhe temat më të diskutuara në vend, duke u ndalur te ngjarjet që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.
Me moderimin e Nisida Tufës, “Prime News24” i bashkohet programacionit të News24 si një tjetër hapësirë për debat, analizë dhe koment mbi aktualitetin shqiptar.
