Trajneri i Real Madrid, Ancelotti merr një lajm të keq përpara ndeshjes së Champions League në mesjavë ndaj Napolit.  Ancelotti nuk do mund të llogarisë dot në shërbimet e David Alaba për këtë takim, pasi mbrojtësi austriak nuk ia ka dalë dot të rikuperohet. Kështu, siç shihet, Alaba nuk është pjesë e të grumbulluarve për takimin që do luhet me 3 tetor.

Lojtari ka luajtur 7 ndeshje në La Liga këtë sezon, ku ka dhuruar edhe një asist. Në dy edicionet e kaluara me Los Blancos, Alaba ka kontribuar në mbi 50 ndeshje. Kujtojmë që 31-vjeçari u transferua nga Bayern Munchen në vitin 2020, pas një periudhe qëndrimi te kampionët e Gjermanisë për 10 vite.

Sa i takon lojtarëve që janë gati për Champions League në ndeshjen ndaj Napolit, mesfusha është mjaft e pasur me lojtarë si Bellingham apo Modric. Në sulm spikat Vinicius, i cili ka pak ditë që është rikuperuar.

Porta: Lunin, Kepa e Cañizares.

Mbrojtja: Carvajal, Nacho, Lucas V., Fran García, Rüdiger, Mendy e Carrillo.

Mesfusha: Bellingham, Kroos, Modrić , Camavinga, Valverde, Tchouameni e Ceballos.

Sulmi: Vini Jr., Rodrygo, Joselu e Brahim.

(J.S/BalkanWeb)

 

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: