Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në  konferencë për shtyp para ndeshjes në San Sebastian kundër Real Sociedad. Trajneri italian dha mendimin e tij edhe për vendimin e Xavit për të qëndruar në pankinën e Barcelonës:

“Përpara Real Sociedad-it kemi të gjithë energjinë e mundshme, objektivi është shumë i qartë. Jemi 7 pikë larg fitores së La Ligës dhe objektivi është t’i marrim sa më shpejt”, tha ai për ndeshjen e radhës.

A është qëndrimi i Xavit i mirë edhe për Real Madridin?
“Ai bëri një punë të shkëlqyeshme në Barcelonë, ai e njeh mirë klubin, mua më duket vendimi i duhur”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb