LONDER- Drejtuesit e klubit te Celsit janë vënë në kërkim të një trajneri të ri, pasi Jose Mourinho është pranë shkarkimit pas rezultateve të dobëta të skuadrës londineze këtë sezon.

Sipas gazetes britanike “The Sun”, Carlo Ancelotti kryeson listën e kandidatëve për te marrë drejtimin e Celsit.

The Sun shkruan se ish-trajneri i Real Madridit të mërkurën është parë në një restorant në Londër dhe dyshohet se ka biseduar rreth rikthimit në Stemford Bridge.

Ish-trajneri i Milanit dhe PSG-së, italiani Ancelotti, e ka drejtuar Celsin në sezonin 2008-2011.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb