Deputeti shqiptar, Andi Përmeti, ka fituar betejën me virusin e rrezikshëm Covid-19 pas 61 ditësh.

Përmes një mesazhi prekës në “Facebook”, shoqëruar me një foto krah bashkëshortes, deputeti thekson se sot nuk festojnë vetëm ditëlindjen e saj, por edhe fitimin e betejës së gjatë me virusin nga ana e tij.

Mesazhi i Përmetit:

Tashme mund te festojme!
Gezuar ditelindjen Fjona! U befsh 100 vjec!Tashme mund te festojme, jo vetem ditelindjen tende por edhe fitimin e betejes 61 ditore ndaj Covid-19. Nje beteje e luftuar dhe e fituar nga te dy. Perdite, prane meje, duke me mbushur me buzeqeshje dhe genjeshtra te bardha se sa mire isha dhe se sa po permiresohesha ndersa maska dhe veshja anti-Covid te mbulonin friken e ndonje lajmi te kobshem qe mund te merrje nga momenti ne moment. Ti i’a dole mes ankthit dhe frikes te me mbaje me shprese, qe asgje e keqe s’do te me ndodhte dhe une e fitova betejen time i mbushur me guxim nga shpresa qe ti me jepje perdite duke me qendruar prane!
Fitorja e betejes ishte e imja po aq sa e jotja. Se bashku i’a dolem.
Tashme mund te festojme! Gezuar!

133670881 10224834361706017 8205158678556939331 O
133670881 10224834361706017 8205158678556939331 O

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb