Gazetari Ilir Ademi, i cili ka ndjekur nga afër procesin zgjedhor në Kosovë, ka raportuar mbi ecurinë e votimeve në një lidhje të drejtpërdrejtë për News24.

Sipas tij, zgjedhjet janë zhvilluar në një atmosferë të qetë, ku qytetarët kanë shkuar normalisht në qendrat e votimit për të ushtruar të drejtën e tyre demokratike.

“Kam parë një proces të qetë dhe një pjesëmarrje aktive të qytetarëve. Ajo që ka rënë më shumë në sy është angazhimi i madh i të rinjve, jo vetëm në votime, por edhe gjatë gjithë fushatës elektorale,” u shpreh Ademi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb