“Euro2020” rezervon një finale fantastike, unike në kuptimin e plotë të fjalës, kjo pasi Angli-Itali nuk janë përballur kurrë më parë ndërmjet tyre në një nivel kaq të lartë, në asnjë kompeticion të rëndësishëm. Ky është maksimumi që mund të na ofronte ky evropian i çuditshëm në shumë aspekte por dhe fantastik e spektakolarë në nivel lojë dhe rivaliteti.

Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, një super sfidë që do të luhet përballë 60 mijë spektatorëve, në një stadium kaq mitik sa Wembley. Pa diskutim që ishullorët mund të ndihen me fat, do të kenë një armë shumë të madhe në krahë kundër një ekipi ekspert në nivele të tilla, tifozët e tyre të mrekullueshëm.

Italia
Italia

Italia vjen në këtë finale pas një ndeshje sfilitëse, Spanja e konsumoi pafund duke e detyruar të ndiqte topin për 120 minuta. “Azzurrët” e kuptuan se sa shumë vuajnë kur nuk e kanë topin në këmbë, Roberto Mancini do të bëjë gjithçka për të mos përsëritur atë që ndodhi kundër Spanjës.

Sigurisht Anglia nuk është Spanja por dhe Southgate ka në dispozicion një mesfushë shumë të mirë. Italia pritet ti rikthehet asaj lojë që mahniti të gjithë në këtë “Euro2020”, nëse jo, planin B e kanë gjithnjë një opsion.

Anglia
Anglia

Ndryshe nga Italia, Anglia ka treguar gjatë këtij evropiani se ndryshon shpesh modulin dhe lojtarët, nuk kanë një taktike fikse por gjithnjë përshtaten në varësi të kundërshtarit, kështu pritet të ndodh edhe këtë herë me Southgate që mund të rikthejë mbrojtjen me tre ashtu siç bëri edhe kundër Gjermanisë.

Nuk pritet të ketë asnjë ndryshim në formacionin e Mancinit, të paktën deri më tani. Objektivi i “azzurrëve” është i qartë, një dhe i vetëm, të heshtin Wembley.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb