Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, nuk e ka përjashtuar mundësinë lidhur me një kontratë të re për Zlatan Ibrahimovic, ndërkohë që sulmuesi suedez është në rikuperim pas dëmtimit të rëndë që pësoi në gjurin e djathtë.
“Është e mundur…gjithçka është e hapur”, i është përgjigjur Mourinho një gazetari në një konferencë shtypi, nëse “Ibra”, nën kontratë me Manchester United deri në 30 qershor, mund të veshë përsëri fanellën e “Red Devils”.
“Ai do ta marrë vetë vendimin për të vazhduar të luajë në nivele të larta. Për të është e vështirë që t’i thotë “stop” futbollit”, theksoi tekniku portugez.
“Ne për të i kemi të hapura portat e qendrës stërvitore për rikupetimin e tij”, saktësoi “Mou”.
I dëmtuar në gjurin e djathtë më 20 prill dhe i operuar në SHBA, Ibrahimovic, 35 vjec, vazhdon fazën e rikuperimit.
(m.k/BalkanWeb)