TIRANE

Mbrëmja e djeshme ka qenë një festë në kryeqytet. Të dashuruarit kanë festuar mbrëmjen e djeshme Shën Valentinin në një ambient romantik, që baret e restorantet e Tiranës kishin krijuar.

E mes çifteve ishte edhe Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku. Çifti që zyrtarizoi marrëdhënien e tyre vetëm pak kohë më parë, duket se nuk fshihet më.

Në ambientet e restorantit që të dy kanë hapur së fundmi çifti ka festuar me të pranishmit e tjerë. E me atmosferën e krijuar, ata ia kanë marrë edhe valles.

Ashtu si shihet edhe në fotot dhe videon e mëposhtme, Rudina dhe Marku kërcejnë të pashqetësuar nga sytë e kureshtarëve këngën “Ani more nuse”. Të shumtë kanë qenë ata që kanë xhiruar edhe këto momente të bukura mes çiftit më të ri të showbizzit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: