Imazhet satelitore të shkrepura mbi Detin e Kuq, kanë zbuluar pamjet e trafikut ujorë, e shkaktuar si rezultat i ngecjes së një anije mallrash në Kanalin e Suezit.

Afro 200 anije janë në pritje në të dy anët e kanalit, me shpresën se anija Ever Given, do të zhbllokohet nga ngecja. Punonjësit e kanalit, janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme për ta çliruar anijen, gjë e cila do i hapte rrugën anijeve të tjera për të kaluar.

Sipas mediave të huaja, trafiku i krijuar ka shkaktuar në vetëm 24 orë 9.5 miliardë dollarë. Kujtojmë se në Kanalin e Suezit, ndër të tjera, kalojnë anije që transportojnë naftë dhe derivate të tjera, hallkë kyçe këto për ekonominë.

Ekspertët thonë se rreth 10 % e mallrave në nivel global kalojnë përmes këtij kanali, duke e kthyer këtë të fundit si një urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb