Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë të ditur se numri i rasteve të lidhura me shpërthimin viral në anijen turistike “MV Hondius” ka shkuar në 13.
Sipas tij, Spanja raportoi një rast të ri mes personave të vendosur në karantinë, duke çuar në rritje bilancin e të infektuarve. “Situata mbetet e qëndrueshme. Pasagjerët që u sëmurën po marrin kujdesin e nevojshëm, ndërsa të tjerët vazhdojnë të qëndrojnë në karantinë”, shkroi Ghebreyesus në rrjetet sociale.
OBSH konfirmoi se deri tani tre persona kanë humbur jetën nga virusi, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë tjetër që prej 2 majit. Në dy javët e fundit janë zbarkuar të gjithë pasagjerët, ekuipazhi dhe stafi mjekësor nga anija turistike MV Hondius, e cila u kthye në epiqendrën e shpërthimit.
Sipas ekspertëve, hantaviruset transmetohen nga brejtësit dhe mund të shkaktojnë infeksione serioze te njerëzit. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se çdo vit regjistrohen nga 10 mijë deri në 100 mijë raste në mbarë botën, me pasoja që ndryshojnë në varësi të llojit të virusit.
#Hantavirus update:
– Spain reported a new case among the passengers who are in quarantine, which brings the total number of cases to 13.
– There are no new deaths reported since May 2. The total number of deaths remains three out of 13 reported cases so far.The situation… pic.twitter.com/rvGvL6jFgl
— Tedros Adhanom Ghebreyesus (@DrTedros) May 27, 2026
