Në Programin e Drekës në News24 me Ola Brukon ishte i ftuar ish-kreu i KQZ  Kristaq Kume, i cili diskutoi për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë që do të zhvillohen më 9 nëntor.

Ai tha se Gjykata Kushtetuese e ka pranuar vendimin për ankimimin e Veliajt dhe se KQZ ka filluar punën për zgjedhjet për postin e kryetarit  të Bashkisë së Tiranës.

Sipas Kumes vendimet nga Gjykata Kushtetuese janë vendimtare dhe nuk mund të diskutohen.

“Gjykata Kushtetuese  e ka pranuar vendimin për ankimimin e Veliajt. KQZ ka filluar punën për zgjedhjet  për kryetar bashkie. Edhe Kryetari  i Bashkisë së Vau të Dejes  ka ankimuar vendimin. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është  vendimtare dhe nuk mund të diskutohet. Problem i shfaqur është mënyra se si e bëjmë shteti ligjor:, tha ai

Gjatë fjalës në studio, ai u ndal edhe tek vendimi i Gjykatës së Lartë për rrëzimin e kërkesës së Veliajt për ndrshimin e masës “arrest me burg”.

Kume theksoi se ligjërisht Veliaj nuk është kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe mund të kandidojë përsëri.

“  Nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese jepet para 9 nëntorit, në Tiranë s’ka zgjedhje. Këshilli i Ministrave merr vendime sipas nenit 115 , dhe përveç kësaj lind edhe e drejta për tu ankimuar. Presidenti merr vendimin , dhe dekreton edhe datën e zhvillimit të zgjedhjeve. Janë disa raste të cilat nuk kërkojnë një vendimmarrje. Ligjërisht Veliaj nuk është kryetar i bashkisë së Tiranës dhe mund të kandidojë përsëri”, përfundoi Kume

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: