Gjatë një interviste për News 24, ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, deklaroi se procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të ngjashme me zgjedhjet e mëparshme.

Ai theksoi rëndësinë e raportimit të çdo rasti intimidimi ndaj zgjedhësve, duke paralajmëruar se mosdenoncimi i këtyre fenomeneve rrezikon integritetin e procesit.

Kume shtoi se me ritmin aktual të zhvillimeve, misioni i ODIHR pritet të konkludojë se zgjedhjet janë zhvilluar normalisht në vija të përgjithshme. Sipas tij, pjesëmarrja 4% më e ulët se në vitin 2021 deri në orët e pasdites nuk tregon një rënie të interesit qytetar për të marrë pjesë në votim.

Kristaq Kume: Procesi i votimit po zhvillohet si herët e tjera. Intimidimi i zgjedhësve duhet të raportohet. ODIHR me këtë ritëm do thotë se zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë normale në vija të përgjithshme, pasi me këto fenomene jemi ndeshur. Fakti që kanë votuar 4 përqind më pak se më 2021, nuk tregon indiferencë më të madhe për të marrë pjesë në procesin zgjedhor.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb