Akademiku Artan Fuga, në një lidhje skype në rubrikën “Opinion” ka komentuar situatën me tensionet në veri të Kosovës, aq më tepër pas arrestimit të tre policëve nga Serbia.

Ai ka deklaruar se kjo nuk është një situatë e rastësishme, ndërkohë që tha se priret të besojë që tre efektivët ishin brenda territorit të Kosovës.

Fuga ka shtuar se anulimi i mbledhjes së dy qeverive nga ana e Shqipërisë ishte një mesazh dhe njëkohësisht një sanksion për Kosovën.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Artan Fuga: Situatë jo e rastësishme,. Gjërat duhen parë në një distancë kohore, jo vetëm nga pikëpamja formale.
Situata e integruar në debatet për Asociacionin, për targat dhe zgjedhjet e Veriut.
Prirem të besoj se tre policët ishin në territorin e Kosovës.

Ina Qirjo: Do vendosen kushte nga Serbia për Kosovës për lirimin e efektivëve?

Artan Fuga: Nuk ka çfarë kushtesh të kërkohen, sepse kushtet kërkohen në bazë të reciprocitetit. Këtu nuk kemi të bëjmë me një situatë të tillë. Për mendimin tim policët duhet të lirohen dhe problemi duhet të kalojë nga problem ushtarak në një problem politik për të gjetur zgjedhje.

Ina Qirjo: Çfarë mendoni në lidhje me deklaratat e fundit të Gabriel Escobar?

Artan Fuga: Kosova në Kushtetutë është një shtet multietnik, në kuptimin që minoritetet aty, kanë kouta përfaqësimi, edhe nga pikëpamja e sovranitetit, është një shtet që është në një proces tranzitor re delikat. Edhe nga ana e sistemit të drejtësisë, ka vende të BE që nuk e kanë njohur dhe ende nuk ka një njohje nga OKB, pra sipas meje duhet të zbatojë tre parime duke zbatuar sovranitetin e vet: Nuk mund te veproje pa u konsultuar e pa qenë në të njejtën linjë me ndërkombëtarët; Nuk mund t të mos dialogojë me Serbinë.

Ina Qirjo: Ku gaboi Kurti sipas jush?

Artan Fuga: Lidershipi në Kosovë duhet të kuptojnë se nuk jemi as në vitet ‘90 as në ‘99 as në 2008, çka do të thotë që ndërkombëtarët e konsiderojnë popullsinë shqiptare që jeton në një shtet të lirë dhe këtë sovranitet e ka fituar me shumë sakrifica, por edhe me një ndihmë shumë të madhe ndërkombëtare.
Sot problemi për aleatët nuk shtrohet si të mbrojmë qytetarët shqiptarë në Kosovë nga dhuna serbe, problemi në rend dite është si të kenë mundësi të respektohen në plotësi të drejtat individuale të pakicës serbe në Kosovës.
Nëse nuk e kuptojmë këtë, kemi mbetur në një retorikë të dekadave më parë.
Kurti ka edhe një justifikim, duke qenë në krye të qeverisjes së Kosovës, është një qeverisje që s’mund të pengohet nga asnjë vullnet, duhet të jetë sovrane. Pra unë bëj zgjedhje, ti nuk vjen, unë vijoj punën.

Ina Qirjo: Po në lidhje me deklaratat dhe qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama?

Artan Fuga: Plani personal i Ramës për të paraqitur para partnerëve një draft për Asociacionit, mendoj që çdo njeri ka të drejtë të propozojë, edhe ju edhe unë mund të bëjë një gjë të tillë, por mendimi im është që kryeministri i Shqipërisë duhet të mbështesë paqen në Ballkan, Kosovën dhe politikat e saj. Nuk duhej anuluar mbledhja e qeverive mes dy vendeve. Ishte një mesazh një sanksion.
Qeveria e Shqipërisë ende nuk ka një qëndrim zyrtar për situatën, që do të thotë ose nuk kemi një mendim politik ose presim nga do të fryjë era.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb