Prokuroria Speciale (PS), dhe Policia e Kosovës, njofton se, sot, në pikën kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë, konkretisht në Bërnjak, është ndaluar një person me inicialet J.Š.

Sipas njoftimit të Prokurorisë i njëjti person është i dyshuar se gjatë viteve 1998 – 1999, në Komunën e Gjakovës, ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i njëjti individ është ndaluar për 48 orë, dhe brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit individ, kjo prokurori do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: