TRNSMT është ngjarja e fundit kryesore muzikore që anulohet për shkak të koronavirusit.

Festivali i muzikës skoceze do të zhvillohej nga 10-12 korrik 2020 dhe në të do të merrnin pjesë Lewis Capaldi, Rita Ora, Snow Patrol dhe Keane.

Festivali do të bëhet nga 9-11 korrik 2021.

Organizatorët sot konfirmuan lajmin për anulimin e këtij viti përmes një deklaratë, pasi Nicola Sturgeon paralajmëroi dje se Mbretëria e Bashkuar mund të përballet me bllokime të shumta para se kriza të mbaronte.

TRNSMT pason ngjarjet që janë anuluar për shkak të pandemisë, përfshirë Coachella në Glastonbury.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb