Për hir të njëvjetorit të iPhone SE, Apple ka hedhur në treg versionet e reja me madhësi dyfish më të madhe se versionet e para.
iPhone SE i ri vjen me 32GB dhe 128GB hapësirë të brendshme për dallim nga versionet e para që ishin 16GB dhe 64GB.
Lajmi i mirë është se çmimi nuk do të ndryshojë, por do mbetet i njëjtë, nga 479 deri në 589 euro.
Specifikat e tjera do jenë po kështu të njëjta. iPhone SE ka ekran 4-inç, kamerë 12MP dhe 2GB RAM.
Pajisja del në treg duke filluar nga 24 marsi.
(el.sp/BalkanWeb)