Një nderim ‘pa kufij’ ai që kalon nëpërmjet rrjeteve sociale, duke kujtuar themeluesin e Apple, Steve Jobs, pesë vjet nga vdekja e tij.

Pesë vjet që duken një përjetësi, duke lexuar të gjithë atributet e ‘gjeniut’ që krijoi një perandori nga një ‘Molle’, duke imagjinuar të ardhmen.

‘We miss You’, është një nga mesazhet më të shpeshta, në të gjitha gjuhët e botës, të cilat i bëjnë homazh veprës së tij.

Boshllëku që la Jobs nuk është vetëm në inavoacion, por edhe në arsenalin e pasur që produktet e tij kanë përfaqësuar, të paktën derisa ishte gjallë.

Dhe pas këtyre 5 vjetëve nga humbja e tij, rrjeti duket i bindur, që asnjë deri me sot nuk ka arritur dot ta zëvendësojë gjeniun e teknologjisë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: