Disa foto të reja që po qarkullojnë online sugjerojnë se prezantojnë ekranin e modelit më të ri të iPhone X Plus që vjen me diagonalen prej 6.5”.

Fotografia që përngjan në modelin e ri të “iPhone X Plus” po shpërndahet në forumet e MacX, me një poster që sugjeron se këto janë pjesët e iPhone X Plus që janë marrë nga fabrika e LG-së në Vietnam, shkruan tg.

Megjithatë në fotografi vërehet se madhësia e ekranit i cili ngjan me atë të iPhone X është më e madhe, por ende nuk dihet më shumë rreth këtij modeli të përfolur të telefonit të Apple.

iphone_x_plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: