KOSOVË

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Arba Kokalarin, shqiptaren e parë e cila u zgjodh dje zëvendëspresidente e Parlamentit Evropian për grupin më të madh parlamentar të Partive Popullore (EPP).

Me një status në “Facebook”, Haradinaj thekson  se nuk ka mburrje më të madhe për Kosovën se sa kur shikon arritjet e të rinjve shqiptarë në botë.

Postimi i Hradinajt:

“Urime të përzemërta për Arba Kokalarin, shqiptaren e parë që u zgjodh sot Zëvendës-Presidente e Parlamentit Europian për grupin më të madh parlamentar të Partive Popullore (EPP). Nuk ka nder e mburrje më të madhe për Kosovën sesa përjetimi i arritjeve kulmore e meritore të brezit të ri të shqiptarëve në botë. Të priftë e mbara, Arba!”, ka shkruar Haradinaj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb