Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka telefonuar gazetarin e News 24, Enver Doçi, i cili u dhunua mbrëmjen e sotme nga policia në Dibër.

Gjithashtu, mësohet se gazetarit Doçi i është kthyer edhe telefoni, të cilët ia morën policët pasi e dhunuan, duke mos e lejuar që të filmonte momentin e arrestimit të disa personave.

Në sqarimin e saj, policia sqaron se gjatë aksionit një punonjës i FNSH është treguar i pakujdesshëm dhe ka goditur gazetarin, që po filmonte operacionin.

“Në kushtet e këtij aksioni të zhvilluar në një situatë të tensionuar, një punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është treguar i pakujdesshëm duke shtyrë një gazetar teksa po filmonte me celular operacionin.

Policia e Shtetit shpreh keqardhje për këtë incident duke i kërkuar ndjesë gazetarit të TV ‘News 24’”, thuhet ndër të tjera në reagimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb