Megjithëse pas sherrit të ndodhur mes dy pjesmarrësve të Këngës Magjike Ardit Gjebrea ka vijuar programin e tij, por për një çast ai e ka parë të udhës që gjatë transmetimit sot tek e “E diela shqiptare” të flasë për përplasjen fizike mes Florit dhe Stines. Gjebrea ka sqaruar se Flori ka bërë qepje të plagës që ka marrë në ballë mbrëmjen e djeshme. Gjithashtu ka thënë se ngjarja ka ndodhur pas festivalit, gjatë kohës që Flori ka shkuar të marrë makinën nga parkimi dhe pas debatit që ka pasur me Stinen, (pasi Flori e ka vlerësuar me 2 pikë dhe i ka thënë që ai nuk di të këndojë), Stine në gjaknxehtësi e sipër e ka goditur me gotën që Flori ka pasur në dorë.
Arditi Gjebrea ka shprehur keqardhje për ketë incident por ka pohuar se pas vizitës që i ka bërë në spital, Flori është në gjendje të mirë.
(m.k/BalkanWeb)
