Ngjarjet tragjike kanë gjithnjë një anë pozitive sepse bëjnë bashkë edhe rivalët më të mëdhenj. Brazili dhe Argjentina njihen për rivalitetin mjaft të ashpër mes tyre në futboll, por aksidenti fatal i skuadrës braziliane Çapekoense gjatë udhëtimit me avion për në Kolumbi, ka bërë që ky rivalitet të lihet mënjanë.

Federata Argjentinase e Futbollit i dërgoi një letër ngushëllimi Federatës Braziliane të Futbollit duke i bërë me dije gjithashtu gatishmërinë e plotë për të ndihmuar në rimëkëmbjen e klubit të goditur nga tragjedia.
letra-e-argjentines
“Në emër të Federatës Argjentinase të Futbollit si dhe të gjithë klubeve pjesëtare të saj, përveçse duam t’ju shprehim keqardhjen tonë për këtë ngjarje të rëndë, duam t’ju bëjmë me dije se jemi në gatishmëri për të ndihmuar rimëkëmbjen e klubit të Çapekoenses duke vënë në dispozicion lojtarë të ndryshëm”, shkruhej në letrën e Federatës Argjentinase.

(er.ko/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb