Argjentina e yjeve nuk po arrin të shkëlqejë, gjithçka duket si një makth, pasi të kesh në përfaqësuese futbollist i Messi, Dybala, Icardi etj, e të shpërfytyrohesh diçka nuk shkon. Dy javë përpara miqësores dyshe kundër Meksikës, në program për tu zhvilluar me 16 dhe 20 nëntor, trajneri Lionel Scaloni ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar.

Lista E Argjentines

Në këtë listë ri gjejmë dyshen e famshme të Serisë A, Icardi-Dybala por mungon një tjetër emër i madh si Gonzalo Higuain. Sulmuesi i Milanit e sheh vetën sërish jashtë Kombëtares, sigurisht një “përjashtim” që nuk i ka pëlqyer aspak. Takimi i fundit që Higuain ka luajtur me Kombëtaren ka qenë në 1/8 e “Rusi 2018” ku u eliminuan me turp nga Franca. I vetë përjashtuar vijon të jetë Lionel Messi, ndërsa pjesë e Argjentinas në këto dy miqësore nuk do të jetë as Angel Di Maria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb