TIRANE– Gazetari Arjan Çani, i ftuar në ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’ deklaroi se Edi Rama nuk e ka dashur Fatmir Xhafën si ministër, por e vuri pasi i pëlqeu amerikanëve.
Çani tha se mund të jetë kryeministri Rama ai që këtë çështje ja ka kaluar Bashës, në mënyrë që të kalojë vëmendjen te Xhafa dhe ta largojë nga ish-ministri Tahiri.
“Rama se ka dashur asnjëherë Xhafën ministër, pasi gojët e liga thonë, se pa që amerikanët u entuziazmuan shumë nga Reforma në Drejtësi që udhëhoqi Xhafa dhe nisur nga kjo tha, meqë amerikanët e paskan qejf këtë, hajt ta vë ministër se Saimiri mu dogj. U tregua i mençur, tha: ‘çfarë duan amerikanë, duan Xhafësn’, ‘ok’ po vëmë Xhafën ministër. Nuk ishte Saimiri i cili ishte besniku i Ramës, Xhafa doli ndryshe, Xhafaj nuk merrte urdhra. Ishte njeri i vjetër i PS. Nuk i bindej. Në këto kushte Rama ka thënë kalova nga shiu në breshër. Humba te besuarin tim Saimirin dhe vura një tjetër që më bënë po*dhë. Rama çfarë ka bërë për të hequr Xhafën, ja ka kaluar këto informacione Bashës dhe në këtë mënyrë të gjithë merren me Xhafën dhe vëllain e tij dhe në këtë mënyrë humbët vëmendja nga Saimir Tahiri. Xhafaj me Ramën nuk janë shok të ngushtë ashtu sikurse ishte me Tahirin, këtë e dinë të gjithë”, pohoi Çani.
(BalkanWeb)
