Analisti dhe gazetari Arjan Çani ka deklaruar se përgjimi i një telefonate nga burgu i dha indicie policisë për të kryer kontrollin ne banesën e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj dhe familjarëve të tij në zonën e Fushë Kuqes në Kurbin.

“Është përgjuar një telefonatë e një të burgosuri me një tjetër, që ka lidhje me shtëpinë e Ervis Martinaj. Është përmendur Martinaj dhe gjërat që mbante në shtëpi. Duhet të ketë një element të ri që ka nxitur policinë të veprojë”, deklaroi Çani ndër të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb