Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka paralajmëruar se pensionistët rrezikojnë që të mbesin pa pension.

Në një reagim në ‘Facebook’, Sula thekson se sipas Ministrisë së Financave të ardhurat në buxhet në fund të 2022 janë ulur në krahasim me një vit më parë.

Sipas tij, mungesa e parave në arkën e shtetit krijon edhe një rrezik tjetër të madh, duke bërë që ata të rrezikojnë pensionin në fund të muajit.

“Shpopullimi i Shqipërisë nënkupton që nuk ka shumë të punësuar që të derdhin kontribute si dhe mungesë e konsumatorëve potencial.”, shkruan Sula.

REAGIMI I SULËS
?Pensionistët rrezikojnë të mbesin pa pension.

?Debati sipërfaqësor politik i ditëve të fundit ka bërë që dy lajme shumë të rënda të mos marrin vëmendjen e duhur.
●E para: mungesa e ndihmës nga qeveria për qytetarët dhe bizneset për të përballuar krizën e ka dhënë efektin dhe pasojat mund të jenë katastrofike. Sipas Ministrisë së Financave të ardhurat në buxhet në fund të 2022 janë ulur në krahasim me një vit më parë.
?Të dhënat e detajuara tregojnë se në dhjetor, të ardhurat në buxhet ishin rreth 50 miliardë lekë, ose 3.5% më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Duke pasur parasysh se në dhjetor inflacioni ishte 7.4% dhe ekonomia pritet të jetë zgjeruar me 2-3%, atëherë rënie reale e të ardhurave rezulton me ritme dyshifrore.
?Nëse analizojmë me kujdes këto të dhëna konstatojmë një situatë të rrezikshme. Për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve por edhe të produkteve të tjera atëherë edhe niveli i taksave që mbledh shteti është më i madh. Kjo në fakt është treguar në muajt e par të vitit që shkoi. Qytetarët harxhuan kursimet që kishin për të ruajtur standardin e jetesës dhe pamë që buxheti i shtetit u mbush. Por në një kohë që qeveria mendoi vetëm për të ndihmuar oligarkët, arkat e qytetarëve u boshatisën shpesh dhe konsumi u ul ndjeshëm. Pra, qytetarët s’kanë më para të shpenzojnë, të sigurojnë lehtësisht ushqimin.
?Efekt zinxhir është që edhe arka e shtetit mbeti boshë.
?Mungesa e parave në arkën e shtetit krijon edhe një rrezik tjetër të madh. Pensionistët të mos marrin pensionin në fund të muajit.
?Ky rrezik është edhe më shumë i mundshëm në kushtet e shpopullimit masiv të shqipërisë por edhe fal një arritje madhore të kësaj mazhorance; rritjen e ritmeve të plakjes së popullsisë shqiptare me ritme më të shpejta se BE.
?Rënia e të ardhurave në buxhet për shkak të rënies së konsumit.
Shpopullimi masiv i Shqipërisë nga të rinjtë si dhe ritmi i lartë i plakjes së popullatës e çojnë Shqipërinë drejt një katastrofe të skemës së pensioneve.
-Kur të ardhurat në buxhet pakësohen do të thotë që shteti ka më pak lekë në qarkullim. Shpopullimi i Shqipërisë nënkupton që nuk ka shumë të punësuar që të derdhin kontribute si dhe mungesë e konsumatorëve potencial.
Dhe e treta gjithashtu; plakja e popullatës do bëj që të ketë më shumë pensionistë se të punësuar. Çka do te thoë se nuk do ket kush të paguaj për pensionet e pensionistëve.
Të gjitha këto janë falë kontributit 1 dekadë të kësaj qeverie.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb