Mikel Arteta, arkitekti i këtij Arsenali fantastik, vlerësohet me një tjetër trofe, këtë herë personal, pasi është përzgjedhur si trajneri më i mirë i këtij sezoni në Premier League. Për teknikun spanjoll ky është trofeu i parë i rëndësishëm individual në karrierën e tij të re në krye të një ekipi. Ky ishte një vendim i pritshëm, pasi Arteta arriti të rikthejë në Londër titullin kampion pas 22 vitesh.
Në 6 vite në drejtimin e Arsenal, Arteta arriti të mbyllë 3 herë sezonin në vendin e dytë, por t’i dërguar më në fund në majën e futbollit anglez. Pas shumë përpjekjesh, tekniku spanjoll kompletoi kryeveprën e tij duke i dhënë fund edhe dominimit të dyshes Man.City-Liverpool.
Arteta ka një meritë të pa diskutuar mbi faktin që ndërtoi një ekip thuajse perfekt në aspektin defensivë pasi mbylli sezonin me vetëm 27 gola të pësuar, ku në 19 ndeshje ekipi i tij mbajti portën të paprekur. Jo vetëm mbrojtja, një rol përcaktues pasi edhe faza ofensive pasi e mbylli sezonin me 71 gola të shënuar, sulmi i dytë më i mirë në Angli.
Në moshën 44 vjeçare, Arteta bëhet trajneri i parë që arrin të fitojë titullin si trajner me të njëjtin ekip që ka luajtur më herët. Pasi i dhuroi Arsenal titullin e 14-të në histori, tani Arteta synon edhe fundin perfekt, ku më 30 maj në Budapest sfidon PSG për trofeun e Champions League.
