Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se armëpushimi në Gaza është shtyrë deri sa Hamasi të nxjerrë një listë të pengjeve.
Një deklaratë nga zyra e tij thotë se ai udhëzoi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) të mos fillonin armëpushimin, i cili ishte planifikuar të hynte në fuqi në orën 8:30 me orën lokale.
Hamasi nga ana tjetër deklaroi se vonesa është për shkak të “arsyeve teknike në terren”.
Udhëheqësi izraelit paralajmëroi mbrëmë se faza e parë e marrëveshjes për të ndaluar luftimet në Gaza ishte “një armëpushim i përkohshëm” dhe se Izraeli rezervoi të drejtën për të rifilluar luftën, me mbështetjen e SHBA-së, nëse ajo do të prishej.