Këshilli i qytetit të Mariupolit ka thënë se një armëpushim do të respektohet sot nga ora 10:00 deri në orën 21:00 sipas kohës lokale.

Megjithatë, evakuimi i civilëve u shty dje për shkak se forcat ruse që rrethuan qytetin nuk po respektonin një armëpushim të rënë dakord.

Në një deklaratë, këshilli i qytetit u kishte kërkuar banorëve të kthehen në strehimoret në qytet dhe të presin informacione të mëtejshme për evakuimin.

Në një transmetim televiziv, këshilltari presidencial ukrainas Oleksiy Arestovych tha se Rusia nuk po respektonte një armëpushim të rënë dakord në disa zona, duke parandaluar një plan të përbashkët për të lejuar evakuimin e civilëve.

Ajo vjen pasi organizata bamirëse për pastrimin e minave tokësore The HALO Trust postoi në Twitter se kishte rivendosur komunikimet me një nga mbikëqyrësit e saj sot.

Ata thanë:
“Pa komunikim, pa ujë, pa energji elektrike, pa ushqim në dyqane. Anijet, artileria, aeroplanët po gjuajnë. Popullsia tashmë është në kufi. Por ne po mbajmë.
Nuk kam fjalë, ky është një ferr i gjallë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb