Për herë të parë në histori, Shqipëria do të drejtohet nga një trajner brazilian. Armand Duka, presidenti i FSHF-së dhe stafi i tij guxuan jo pak duke i besuar stolin Sylvinho-s, një ish futbollist i famshëm, ku në karrierën e tij ka luajtur me ekipe si Arsenal, Barcelona, apo Man.City.

Si trajner i parë, Sylvinho ka drejtuar ekipe si Corinthias dhe Lyon, ndërsa aventura e tij e fundit ishte në krahë të Tites si asistent në Botërorin e Katarit.

Si trajner i parë, Sylvinho ka drejtuar 54 ndeshje, duke fituar 19, barazuar 18 dhe humbur 17, një total prej 35,19% ndeshjeve të fituara.

Fshf
Fshf

Sylvinjo preferon skemën 4-2-3-1 ose 4-3-3, skemë e aplikuar edhe nga Brazili gjatë Botërorit. Në krahë të tij në këtë aventurë në krye të Shqipërisë, Sylvinho do të ketë si ndihmës dy personazhe të futbollit si argjentinasi Pablo Javier Zabaleta Girod dhe brazilianin Dorival Guidoni Junior.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Afrimi i Sylvinho-s në stolin e Shqipërisë ka gjetur hapësirë edhe në mediat evropiane. “Shqipëria, përfundon era Reja: Sylvinhjo trajneri i ri”, shkruan Sky Sport. Shqipëria, braziliani Sylvinho trajneri i ri”, shkruan SportMediasert. “Shqipëria, mbyllet cikli i Reja. Sylvinho është trajneri i ri, Zabaleta asistent”, shkruan TuttomercatoWeb. Sylvinho dhe stafi i tij do të prezantohet më 9 janar në “Air Albania”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: