Një operacion i gjerë antidrogë ka çuar në goditjen e disa grupeve kriminale që vepronin në trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Lajmi u konfirmua nga kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili deklaroi se operacioni është rezultat i një hetimi të thelluar dhe bashkëpunimi të ngushtë me autoritetet finlandeze. Arrestimet u kryen pas letër-porosive të mbërritura nga Finlanda, ndërsa hetimet kanë zbuluar aktivitetin e grupeve në trafikun e kokainës, heroinës dhe marihuanës.

Dumani falënderoi Policinë e Shtetit dhe prokurorët për angazhimin dhe bashkëpunimin në këtë operacion.

Kreu i SPAK Altin Dumani: Kemi goditur disa grupe të rëndësishme të trafikut të drogës, që shpërndanin kokainë, heroinë, marijuanë etj. Hetimi është rezultat i një hetimi të gjatë dhe një bashkëpunimi tepër të mirë me autoritetet finlandeze. Dua të falënderoj Policinë e Shtetit dhe çdo prokuror të posaçëm për punën e shkëlqyer që ka bërë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb