TIRANA

Policia e Tiranë ka arrestuar 7 persona në 24 orët e fundit për vepra të ndryshme penale. Një prej tyre ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit të Tiranës e kishte dënuar me 3 muaj burg për vjedhje të energjisë elektrike dhe impulseve telefonike.

Një 36- vjeçar u arrestua për përndjekje, një 31- vjeçar tjetër për kultivim kanabisi, kurse të tjerët për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

‘Tiranë

 

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

 

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

 

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. R., 31 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

 

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 36 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”.

 

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi:

 

  • I. H., 43 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

 

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

 

  • O. R., 22 vjeç dhe A. Rr., 19 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejet përkatëse.

 

  • I. M., 43 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.65 mg/l.

 

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. H., 25 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar motorin pa leje drejtimi.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb