Detaje të reja zbulohen pas arrestimit të botuesit Henri Çili por edhe dhjetëra personave të tjerë nga Tiranë deri në Jug të vendit.

Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se procedimi nga prokuroria ka nisur për falsifikim të kartëmonedhave nga seksioni i krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër. Nga hetimet dhe përgjimet ka dalë dhe emri i Çilit.

Në funksion të këtij procedimi është kapur edhe një sasi lënde narkotike prej 60 kg kanabis para dy muajsh në Lezhë e nga ky operacion është arrestuar një efektiv policie.

Ndërkohë sot është arrestuar në Tepelenë edhe Ervin Çela, bashkëshorti i Matilda Çelës, kandidate për deputete e PS në zgjedhjet e 2017. Po kështu të arrestuar janë dhe shtetasit Neuland Mici, Sidi Rama, Antonia Hasa, Armando Hajdinaj.

Të gjashtë këtyre personave u kanë dalë shenjat e gishtave në pakot e drogës së kapur në Lezhë. Ngjarjet janë të ndryshme dhe janë zbardhur gjatë të njëjtit hetim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb