Prokuroria e Vlorës kërkon sqarime nga Policia dhe Drejtoria e Burgjeve për mënyrën sesi i pandehuri Shpëtim Gjika, u transferua nga Vlora drejt QSUT-së dhe më pas drejt një spitali privat në Tiranë.

Sipas Prokurorisë së Vlorës, lëvizja e të akuzuarit është bërë pa lejen e saj, dhe për këtë kërkohen nga sqarime nga institucionet e tjera të sigurisë. Shpëtim Gjika u soll në Tiranë të shtunën në mëngjes, për shkak se siç konstatuan mjekët e Vlorës, ai kishte paraqitur probleme me zemrën dhe tensionin. Pas ekzaminimeve në spitalin e burgut, Gjika u dërgua në një spital privat në Tiranë për kurim të specializuar, ku të dielën u njoh edhe me ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg”, në “detyrim paraqitje”.

Kreu i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika iu arrestua të premten e javës së kaluar, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb