Presidenti Meta gjatë konferencës për shtyp ka komentuar edhe arrestimin e Henri Çilit për të cilin thotë se edhe pse mund ta ketë shkelur ligjin e bënë sikur të kishin kapur mafiozin e famshëm italian Toto Rina.

Meta shprehet se ndërkohë Dvorani vijon të bëjë moral në KED kurse ministrja e Drejtësisë të cilën ai e konsideron “Të padrejtësisë”, mburrej në Kongresin e PS me Reformën në Drejtësi dhe pse është kapur në shkelje të Kushtetutës dhe akuzohet për 4 vepra penale”

”Henri Çili mund ta ketë shkelur ligjin dhe duhet të përgjigjet në Gjykatë sikur të ishte arrestimi i Toto Rinës.

Dënohet Henri Çili për ndikim të paligjshëm që është një person privat. Dvorani vijon dhe bën moral në krye të KED, ndërkohë që në Kongres ministrja e Padrejtësisë mburrej me Reformën në Drejtësi ndërkohë që është kapur me presh në duar. Nesër ka vetëm një gjë rëndësi protesta dhe manifestimi të jetë sa më paqësor, vetëm me flamuj kuqezi, E duam Shqipërinë si gjithë Europa, dhe liri demokraci.”- tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb