Në Mal të Zi, Kryetari i Gjykatës Ekonomike Blazho Jovaniç dhe disa persona të tjerë u arrestuan të hënën me urdhër të Prokurorisë Speciale, nën dyshimin për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre.

Kryeministri Dritan Abazoviç vlerësoi aksionin e Prokurorisë Speciale të Shtetit duke thënë se ai paraqet përgjigjen më e mirë ndaj kritikave për përpjekje të pamjaftueshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Shumë gjëra të çuditshme kanë ndodhur në Mal të Zi dhe tani është koha për të dhënë llogari. Përgjigja më e mirë rreth tregimeve për mungesën e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të jenë si sot në mëngjes. Le të flasin rezultatet, gjithçka tjetër është politikë. Pres që ky trend të vazhdojë. Shpresoj që rezultatet në periudhën e ardhshme të jenë edhe më të dukshme”, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: