Disa persona të paidentifikuar ende dyshohet se kanë kryer trafik droge nga Shqipëria drejt Malit të Zi.

Mediat malazeze shkruajnë se të dyshuarit kanë marrë lëndën narkotike në krahë dhe kanë tentuar të shkojnë drejt shtetit malazez.

Policia e Podgoricës ka kryer hetime në vendngjarje dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për 40 pako me marijuanë, me peshë totale rreth 42 kilogramë.

“Për ngjarjen policia malazeze ka njoftuar kolegët nga Shqipëria, të cilët janë duke ndërmarrë aktivitete me qëllim të lokalizimit të këtyre personave dhe zbardhjes të ngjarjes”, thonë nga policia.

(Balkanweb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb